BallinaAktualitetHoroskopi 22 korrik, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 22 korrik, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Dashuria në plan të parë. Këto ditë mund t’i thuash lamtumirë beqarisë. Ju keni kartat e duhura astrale për të kaluar momente të shkëlqyeshme emocionale apo për të krijuar një histori të bukur dashurie. Udhëtime të këndshme, pavarësisht nëse janë për punë apo pushime.

Demi

Shtëpia, familja, origjina nga vini, zakonet dhe konceptet e jetës sot do jenë në plan të parë. Nëse duhet të merrni një vendim të rëndësishëm ose të bëni diçka domethënëse në këto fusha, bëjeni sot, mos e lini për ditë tjerët. Problemet që keni nuk janë të shumta, prandaj do i gjeni zgjidhjen avash avash dhe ditët e ardhme do ndjenji një lehtësi të madhe. Suksesi në punët tregtare dhe aktivitetet intelektuale.

Binjakët

Jeta sociale dhe sentimentale, takimet me miqtë, por edhe biznesi dhe puna, do jenë mjaft të kënaqshme për ju sot, e kjo për shkak të favorizimit që merrni nga Hëna, Venusi dhe Marsi. Do keni sensualitet në dashuri dhe gëzime të mëdha në miqësi. Takimet që do bëni me një Dash apo Luan, do rezultojnë shumë pozitive dhe do ju bëjnë të lumtur e të frytshëm në dashuri.

Gaforrja

Sot ju keni një dhunti të paparë për të bërë biznes, do keni shumë vetëbesim të merrni pjesë në teste, provime, intervista dhe të bëni deklarata në dashuri.  Rritni nivelin e punës nëse dëshironi, veçanërisht nëse kolegët dhe bashkëpunëtorët tashmë janë me pushime. Të gjitha paratë që do ju bjenë në dorë do i shfrytëzoni për të bërë pushimet e ëndrrave se për të blerë rroba të reja.

Luani

Situata të reja, raste të papritura dhe imagjinata mund të krijojnë një situatë të këndshme në lidhje me marrëdhëniet që ken me të tjerët. Yjet e dashurisë janë në marrëveshje të mirë me Diellin dhe Hënën në shenjën tuaj dhe premtojnë takime dhe histori me një fund të lumtur. Krijimtaria juaj në është në krye. Josh me lëvizjet e tua të zgjuara, imagjinare dhe sensuale.

Virgjëresha

Ndikimet astrale sot e ftojnë Virgjëreshën të shikojë larg, të shkojë përtej kufijve të zakonshëm mendorë, të transformojë mënyrën e dashurisë dhe lidhjes. Nëse mësoni të përsosni strategjitë tuaja, suksesi do të jetë në majë të gishtave.

Peshorja

Do jetë një ditë me parashikime të shkëlqyera, me aspekte planetare të favorshme për miqësinë. Bëhuni gati për të jetuar momente të veçanta, plot sharm dhe sensualitet. Takimi me Luanin dhe Dashin do ju japin shumë emocione. Gjithashtu është mirë nëse keni vendosur të përmirësoni një ofertë në dukje normale të punës, por që nëse analizohet nga të gjitha pikëpamjet, është shumë unike.

Akrepi

Në dashuri, tregoni fuqinë tuaj joshëse dhe rrëfeni dëshirat tuaja më intime partnerit tuaj, nëse dëshironi që të jeni të lumtur. Jeta në çift dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore mund të jenë të këndshme edhe me Hënën e pafavorshme nëse organizoni diçka origjinale, me implikime të pazakonta dhe sensuale.

Shigjetari

Ndikimet planetare të kësaj të mërkure ju bëjnë të shoqërueshëm, nganjëherë euforik, dhe ju ndihmojnë të zgjeroni horizontet tuaja, të bëni marrëveshje interesante me partnerin tuaj dhe të krijoni miq të rinj ngado që shkoni. Nëse tregoheni të shkathët, do fiton një punë të mirë.

Bricjapi

Shumë prej jush ndiejnë nevojën për të ndryshuar nga brenda, për të ndryshuar imazhin që shfaqni tek të tjerët dhe atë që mendojnë të tjerët për ju. Ju dëshironi që të tjerët t’ju njohin dhe t’ju vlerësojnë për atë që jeni në të vërtetë. Ndikimi hënor dhe pozicioni i ri i Diellit janë të përshtatshme për ata që duan të kryejnë një metamorfozë të thellë. Ndikime të shkëlqyera edhe për punën dhe për trajtimet e mirëmbajtjes së formës psikofizike.

Ujori

Puna po lulëzon, por edhe sektori sentimental nuk është i keq. Zemra juaj është e lirë nga pakënaqësia dhe është e gatshme t’i rikthehet paqes. Do bëni shokë të rinj dhe do krijoni dashuri të reja. Do merrni kënaqësi që janë të mira për zemrën dhe mendjen. Kontaktet me njerëzit e huaj janë baza për të patur sukses të padiskutueshëm.

Peshqit

Java vazhdon me suksese të njëpasnjëshme në çdo sektor që keni disponueshmëri. Do keni strategji të zgjuara dhe një krijimtari fantastike. Fat në biznes, bisedime, mitingje dhe deklarata dashurie. Dialogu sot është pika juaj e fortë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular