Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në vendlindjen e Isa, duke u bërë politikani i parë nga Shqipëria që viziton kullën dhe bën homazhe në varrin e tij.
Pasardhësi i Boletinit i dhuroi Bashës një flamur të ngritur në 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë.
Teksa i shpreh falënderimet Kosovës për mikpritjen vllazërore, Basha ka postuar në Tëitter edhe foton me flamurin.
Biseda e Bashës me pasardhësin e Boletinit:
Gazmend Boletini: Ne e kemi menduar eskluzivitet për ta dhuruar dhuratë flamurin e Isa Boletinit.
Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë!
Gazmend Boletini: Ky flamur është ngritur më 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë. Shqiponja është origjinale e kohës. Duke falenderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, që ka bërë disa kopje, një nga ata do ta trashëgosh ti ishallah, sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë. Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë.
Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë i emocionuar!
Gazmend Boletini: Këtë do ta kesh për zyrën e ardhshme si Kryeministër!
Lulzim Basha: Ky është bekim! Ky është bekim hyjnor edhe atdhetar! Faleminderit!
Gazmend Boletini: Nuk besoj se ka ndonjë dhuratë që të kishte bërë më shumë.
Lulzim Basha: Absolutisht jo!