Nga Ibri Sako
E gjithë Kosova është ngritur në këmbë për të mirëpritur Lulzim Bashën!
Kosova shtet dhe populli i Kosovës e di fare mirë që e vetmja shpresë për Kosovën e fortë, të asociuar dhe stabilizuar është Shqipëria dhe Lidershipi i saj!
Teksa u provua që Edi Rama u shit tek Vuçiç për të shitur Kosovën tashmë Kosova ka sytë tek një lidership serioz, europian, pro amerikan dhe luftëtar i interesit kombëtar!
Mirëpritja e Kosovës zyrtare është tregues i qartë!
Ndryshe nga Edi Rama që shkoj me avion privat, veshur me antiplumb dhe me qindra trupa sigurie, i tmerruar nga frika e pasojava të shkatuara Kosovës, Lulzim Basha shkoj i thjeshtë, i lirë dhe plot krenari për Kosovën motër, duke premtuar mbështetje pa kushte!
Dashuria e Bashës për Kosovën dhe kontributi i tij për të është i hershëm që kur Basha ka qenë pjesë e grupit të punës për mbrojtjen e Kosovës në Hagë!
Askush nuk ka dyshimin më të vogël se lidershipi i Lulzim Bashës do të jetë garanci për Kosovën dhe se me qënien e tij kryeministër askush nuk do të guxoj të bëj pazare në kurriz të Kosovës dhe shqiptarëve!
Erë e re, erë ndryshimi për Shqipërinë dhe Kosovën!