BallinaKronikePërdhunoi dhe drogoi të dashurën e mitur, çfarë ndodhi sot në gjyq...

Përdhunoi dhe drogoi të dashurën e mitur, çfarë ndodhi sot në gjyq me 23-vjeçarin

“Arrest me burg” ka vendosur sot gjykata për 23-vjeçarin Alket Brata, nga Kruja, i dyshuar se abuzoi me 17-vjeçaren, duke e nxitur të përdorte drogë dhe më pas e shfrytëzonte për prostitucion.

Sipas informacioneve zyrtare të Policisë, mësohet se 23-vjeçari u arrestua në rrugën “Petrit Radovicka”, gjatë kohës që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

“Në vijim të operacionit policor të koduar ‘Nikla’, Forcat e Posaçme ‘Shigjeta’, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Policinë e Krujës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Alket Brata, 23 vjeç, banues në Krujë. 23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, ‘Nxitja për përdorimin e drogës’ dhe ‘Shfrytëzim prostitucioni’”, deklaroi Policia.

Po ashtu, Policia tha se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17- vjeçares, të cilën shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla”, e shfrytëzonin për prostitucion.

BASHKËPUNËTORËT

Ndërkohë, pak ditë më parë, u arrestuan edhe pesë bashkëpunëtorët e Bratajt. Për të gjashtë këta persona, Gjykata e Krujës vendosi si masë shtrënguese atë të arrestit në burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Sipas Policisë, e cila bazohet në dëshminë e vajzës, Alket Brata është “strumbullari” i kësaj historie të trishtë. Kjo histori përtej së imagjinueshmes nisi me një marrëdhënie dashurie mes Alket Bratës dhe vajzës 17-vjeçare.

Brata i kishte premtuar vajzës së do të martohej me të dhe i premtonte një jetë luksi, jashtë vendit. Vajza gjeti ngrohtësi te premtimet e 23- vjeçarit, i cili kishte qëllime krejtësisht të ndryshme për vajzën nga Fushë-Kruja. Duke përfituar nga ndarja e prindërve (babai në burg për trafikim të lëndëve narkotike), vajza nisi të mos ia vinte veshin nënës së saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular