Nëna u rrëzua në tokë kur pa fotot me plagët fatale të së bijës, 16-vjeçares Maria….
Skena të tragjedisë antike u përjetuan të martën në mëngjes në zyrën e avokatit të familjes Hyseni, Dimitris Samartzis.
Sipas zërit të Trikala.gr, nëna e 16 vjeçares Maria Hyseni insistoi të shihte foto nga vendi ku vajza u gjet e vdekur, pasi ato përfshihen në dosjen hetimore.
Nëna e 16 vjeçares insistoi t’i shihte fotot megjithë paralajmërimin se ato ishin të rënda dhe nuk mund të duronte dot.
Dhe me të vërtetë ndodhi pasi pas 5- 6 sekondave të para ajo u rrëzua në tokë kur pa me sy fotot me plagët fatale të së bijës.
Hetimet për rastin që ka tronditur kombin për një javë, vazhdon.