Policia ka proceduar penalisht 12 persona në lidhje me protestën e djeshme të mbajtur nga artistë dhe pronarët e bareve të cilët kundërshtojnë aktin normativ të firmosur nga qeveria, që mbyll klubet e natës pas orës 20.00 të mbrëmjes.
Ndër 12 personat e proceduar penalisht, policia ka proceduar edhe 5 organizatorët sipas saj të protestës.
Personat e ndaluar janë Bislim Lakna, Klodian Leka, Darjo Çoclli, Bledi Ndreca, Ardit Fera, Eden Kollcinaku. Të cilët janë ndaluar si organizatorët të protestës së 21 korrikut.