BallinaKryesorePS, sot një kufomë politike, Rama i sektit "Rilindje" mashtron me "Ringjalljen"

PS, sot një kufomë politike, Rama i sektit “Rilindje” mashtron me “Ringjalljen”

Nga Vasil Dardha

Edi Rama, është kryeministri më dështak që ka njohur Shqipëria në tranzicion prej rënies së komunizmit. Ai teksa po përfundon mandatin e dytë, nuk ka një bilanc për veten, per forcën politike që përfaqëson e aq më pak për shqiptarët që i ka mashtruar në mënyrë të paskrupullt dhe sistematike duke mos mbajtur asnjë premtim për ta.
Në të gjitha drejtimet, Partia Socialiste është sot një kufome politike. Së pari në raport me veten, sot asnjë socialist i vjetër nga ata që e kanë mbajtur gjallë si forcë politike në momentet më të vështira të saj nuk ka akses tek partia që i besuan që kur ishte PPSH e më pas u ndërrua në PSSH.
Sot realiteti është krejt ndryshe, ata nuk janë fare të përfaqësuar, ose janë fare pak për faktin sepse sekti “Rilindje” ka ozurpuar çdo hallkë të strukturës te partise, por dhe të pushtetit që ka e ashtëquajtura PS, por qe sekti brenda saj me Ramen kryetar, ka ozurpuar gjithçka.
Së dyti është bilanci në raport me qytetarët. Edi Rama me taborrin e tij nuk ka qene gje tjeter vecse nje bande qe kane grabitur çfare kane mundur ne kete vend, duke mos pasur asnje investim serioz te kryer me interes qytetar. Shprehja e perdorur nga kreu i organizates “Rilindje”, Edi Rama “Kap çfarë të kapesh” (KÇK), ka vlejtur mësë miri për ta. Nuk ka nje qytetar i Republikes se Shqiperise, qofte ky dhe militanti me i thekur i PS, apo dhe i organizates Rilindjes te numeroj nje pune te kryer nga qeverisja me e deshtuara qe prej rënies së komunizimit.
Dështimi i PS është i gjithanshëm, pasi jo vetëm nuk ka bilanc qeverisës, por dhe politikisht është e vdekur. Sjellja e lidershpit të saj, e kryetarit Rama që është sot kryeministër e ka çuar këtë forcë politike në një qoshe ku tashmë askush nuk i hedh më sytë drejt saj, për faktin sepse ka dhe njollën e zezë të grabitjes së zgjedhjeve përmes parasë, perdorimit te bandave dhe presionit të hapur mbi administratën.
Ka njollen e zeze te kanabizimit te Shqiperisë, të futjes së krimit në Parlament, politikë dhe administratë. Ka njollën e zezë të kthimit shumë pas, ne origjine për këtë forcë politike duke organizuar zgjedhje monopartiake. Kjo do te ndodhte vetëm e vetëm që sektit Rilindjes brenda PS t’i plotësoheshin qejfet për të pasur pushtet absolut, për të kontrolluar gjithçka si në diktaturë pa harruar dëmin që i shkaktohej PS por dhe vendit, ku përgjigjia erdhi nga qytetarët duke mos marrë pjesë në zgjedhje, por dhe në sytë e ndërkombëtarëve te cilet testuan deri sa larg mund te shkoj një politikan me prirje diktatoriale. Ne fakt për test nuk kishte nevojë per faktin pasi Rama vjen nga familje e cila ka qenë nomeklaturë e lartë, vinte nga brenda bllokut komunist. Pra, sot PS nuk eshte gje tjeter veçse nje kufome politike ku Edi Rama kryetari i saj qe vjen nga sekti Rilindje e ruan, beson duke i mashtruar ato pak mbeshtetes me Ringjalljen. As militanti me fanatik i PS nuk besoj më tek kjo forcë politike e marrë peng nga sekti “Rilindje” ku për dy mandate vec po grabisin ca mundin dhe tashmë që ditët i kanë të numëruara në pushtet me lënien e karrigeve PS do të thermohet dhe nga lufta e brendshme ku sërish do të përplasen për atë karrige të kalbur që do iu lë Edi Rama nëse do ik, në opozitë. Edhe fakti qe gjasme Rama po iu peshon listave te hapura eshte nje tjeter prove se si Rama po mashtron te vetet me Ringjallje te PS.!

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular