BallinaKryesoreParalajmërimi i SHBA për listat/Genc Pollo: Procedura e nisur nga PD për...

Paralajmërimi i SHBA për listat/Genc Pollo: Procedura e nisur nga PD për kandidatët filtron mirë të papërshtatshmit

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka reaguar pas paralajmërimit të Ambasadores së SHBA, Yuri Kim për listat, ndërsa tha se procedura e nisur nga PD për kandidatët filtron mirë të papërshtatshmit.

Me një shënim në facebook, Pollo thotë se po ashtu, kjo procedurë, gjallëron demokracinë.

Procedura e nismuar në PD për kandidatët në zgjedhje jo vetëm përfshin anëtarësinë e gjallëron demokracinë por edhe filtron mirë të papërshtatshmit“, shkruan Pollo.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, paralajmëroi me një status në Twitter krerët e partive politike në vend, ku tha se ata do mbajnë përgjegjësi për kandidatët që do garojnë në logon e tyre.

Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vini kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin”, theksoi më herët Kim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular