BallinaAktualitet'Unë jam ai djali, Doktor, që desh u vetdogja para Kryeministrisë! I...

‘Unë jam ai djali, Doktor, që desh u vetdogja para Kryeministrisë! I shkrova Ramës, se jam vet i pestë në shtëpi!

Ai quhet Uljan Kolgjegja, 39 vjeç dhe tentoi të vdesë në mënyrën më makabre, duke i vënë zjarrin vetes para syve të Kryeministrit Edi Rama. Ai me gruan e tij kanë dy fëmijë dhe dy prindërit e sëmurë për të mbajtur, por askush nuk e di hallin e tij dhe askush nuk do ta dijë pasi ia hoqën padrejtësisht patentën si taksist, burimin e vetëm të bukës së gojë.

Uljan Kolgjegja i ka dërguar një mesazh prekës sot, ish-kryeministrit Sali Berisha, në të cilin zbulon të vërtetën e tij, varfërinë, për të cilën asnjë nuk dëshiron askush të dëgjojë. “Nuk e dua më jetën”, shkruan ende ai.

Mesazhin e tij e ka publikuar sot me një një shënim, ish-kryeministri Sali Berisha, duke zbuluar një hollësi që nuk u bë e njohur për njeriun që tronditi opinionin më 18 korrik 2020 në Tiranë. Berisha shkruan: “Uljanit i heqin patentën për hakmarrje politike! Ai tentoi “suicid” para Kryeministrisë sepse ka 5 vetë për të ushqyer. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e Uljanit! Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin hakmarrës primitiv të Edvin Kristaq Hakmarrjes, i cili e ndëshkoi Uljanin për tatuazhin që u bë lajm boteror. Iu bëj thirrje organizatave të të drejtave të njeriut të dënojne aktin hakmarrës të Edvin Urrejtjes dhe dhunën e egër policore të ushtruar ndaj tij, pasi e shtynë drejt “suicidit”, përfundon ish-kryeministri.

Përshëndetje z Berisha.

Jam Uljan Kolgjegja, djali që desh u vetdogja përpara Kryeministrisë. I shkruajta Ramës dhe me tha “shkruaj te platforma”. Me numrin personal që ka Rama.

Më hoqën patentën më 19 prill në kohën e pandemisë. E kisha autorizimin 24 orë për shpërndarje dizinfektuesish për  të gjithë Shqipërinë.

Ma hoqën 3 vjet, doktor, po unë jam vet i 5 në shtëpi; kam 2 fëmijë, babin me zemër, mamin sëmurë. Po çfarë të bëj pa patentë?!

Zanati im është taksist.

Ju lutem postojeni, do të më bëni nder Doktor.

Herës tjetër nuk e di çfarë të bëj, se nuk e dua më jetën,” përfundon 39-vjeçari

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular