Një 26-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin Infektiv. News 24 raporton se i riu nga Kavaja ishte konfirmuar pozitiv me Covid-19.
Mësohet se përveçse koronavirusit, i riu vuante edhe nga talasemia.
Pak më parë u konfirmua vdekja e një 43-vjeçareje në spitalin Infektiv, e cila ishte farmaciste.