Mesfushori shqiptar Qazim Laçi ka mbajtur shiritin e kapitenit në ndeshjen miqësore, ku skuadra e tij Ajaço mposhti me rezultatin 3-1 Beziers (skuadër e kategorisë së tretë në Francë).
Kujtojmë që Laçi ka qenë pjesë e Kombëtares U-21, me të cilën ka zhvilluar 20 takime duke shënuar edhe 1 gol. 24-vjeçari dibran këtë sezon ka shënuar gjithsej 4 gola si dhe ka regjistruar 3 asiste me skuadrën e tij Ajaço, në Ligën e Dytë franceze si në dhe Kupën e Ligës.
Theksojmë që mesfushori është gjithashtu një kandidat edhe për Kombëtaren kuqezi, teksa shpreson në një grumbullim të mundshëm nga trajneri Edi Reja.