BallinaOP ED“Listat e hapura të Ramës, si nusja te “Dasma e Sakos”

“Listat e hapura të Ramës, si nusja te “Dasma e Sakos”

Nga Dashnor Visha

Listat e hapura që shejtani Rama i fryu ne vesh, Murrizit me kompani, të cilët njëherësh ia morën labçe e lalërisht isos rilindiste nën baketën e dirigjientit dështak Balla, të cilët ngaqë kanë mbetur të vetëm, në këtë verë të vetmisë së madhe, hidhen nga dega në degë, nga propozimi në propozim, deri në çmendurinë sovraniste të diktatorit Hoxha, idhullit të tyre të zemrave…
Listat e hapura të Ramës, më sjellin në mend, subjektin brilant të novelës së shkrimtarit, Vath Koreshi dhe filmin me të njejtin titull, ku nusja, pra listat, mbulohen aq sa donte beu shpirtkazmë, pra sulltani Rama, për të fshehur budallain e fshatit që e kishte veshur si nuse…Sakoja, pra populli, kur të hapë kutitë, siç Sakoja i shkretë hoqi duvakun nga koka e nuses së stisur, do të shohë jo budallain e fshatit si nuse, por kriminin dhe kriminelët monstruozë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë…
Ngjarjet e kësaj novele brilante zhvillohen në një fshat të Lushnjës në prag të Luftës së Dytë Botërore. Sakoja ishte një hyzmeqar beqar që punonte prej kohësh për llogari të beut shpirtkazmë të krahinës.
Ky i fundit, ashtu si edhe babai i tij më përpara, i kishin premtuar të varfërit e të ndershmit, Sako, se në shkëmbim të punës së tij të lakmueshme e të gjatë ndër vite, do t’i gjenin një nuse e do t’i bënin një dasmë të madhe…
Mirëpo vitet kalojnë e nuse s’ka. Sakoja plaket dhe nusja mungon të mbërrije, si dhe eldoradoja tredimansionale e Ramës që shfaqet nëpër ekrane e postera prej dy mandatesh të dështuar, ndërkohë që Shqipëria lëngon nga krimi, vjedhja, korrupsioni, PPP-të, dukuritë natyrore, pandemitë, kurse Rama me shpurën e tij majmen nëpërmjet akrobacive me opozitën parlamentare fasadë, pa din e pa iman, që nuk përfaqësojnë dot, jo popullin, por edhe vetveten…
Dashurinë e vonë për listat e hapura, Rama e ka alibi për të hequr koalicionet, ngaqë të gjithë parashikimet e nxjerrin humbës, madje një humbës të madh.
Është një farsë e neveritëshme dhe justifikim i paskrupullt në funksion të këtij qëllimi, që të ndryshojë rregullat e garës kur bilbili kishte rënë dhe loja kishte mbaruar, madje arbitrat e të gjithë palëve kishin nënshkruar gjithçka, madje edhe në një fushë asnjanëse, siç është Ambasada e SHBA-së…
Tashmë, dihet prej të gjithëve, brenda dhe jashtë Shqipërisë, këndej e andej Atlantikut, se zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar, baronët e drogës, të korruptuarit dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike…
Ndalimi i koalicioneve, gjysmëhapja e listave, dalja me lista të përbashkëta të opozitës, futja e pragut kombëtar në një sistem proporcional, përllogaritja nga një administratë kllounadë, e cila në zgjedhjet e kaluara iu desh një muaj për të nxjerrë pjesëmarrjen në zgjedhjet njëpartiake, çka zakonisht del për 5 minuta pas përfundimit të procesit, nuk paralajmëron asgjë të mire për Shqipërinë, demokracinë, lirinë dhe votuesin e nëpërkëmbur shqiptar. Këmbanat e partnerëve strategjikë bien, por Rama i ka zënë veshët të mbyllura me dyll, si Odisea. Dredhitë e tij nuk kanë më të ardhme. Rama ka mbetur tashmë pa Itakë, Shqipëria dhe shqiptarët e kanë sikterrosur…
Besa është lidhur me kryeministrin e ri, Lulzim Bashën!

Autori eshte kryetari i Partisë Demokratike Dega 6 Tiranë

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular