BallinaAktualitetNjë tjetër Sondazh nxjerr opozitën në avantazh. Ja arsyeja që shqetëson Ramën

Një tjetër Sondazh nxjerr opozitën në avantazh. Ja arsyeja që shqetëson Ramën

Në tentativë për të të qëndruar në pushtet, Edi Rama këtë javë do të ndryshojë kushtetutën, për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.

Dhe këtë vendim do ta marrë më justifikimin se do të hapë listat.

Por kur opozita propozoi hapjen 100 për qind të listave, Rama nuk e pranoi këtë propozim, duke dashur të çojë deri në fund idenë e tij, për të ndaluar koalicionet dhe të vendosur të sigurtë ata deputetë që do.

Sigurisht për Ramën listat nuk janë të rëndësishme, por ai kërkon vetëm të ndalojë koalicionet parazgjedhore, pasi është i humbur në mënyrë të sigurtë.

Dhjetëra sondazhe e kanë konfirmuar këtë dhe Rama e di, sepse ka bërë edhe ai sondazhe të vetat.

Së fundmi këtë fakt e ka konfirmuar edhe një sondazh i bërë në Balkanweb, që e nxjerr opozitën e bashkuar të fituar në zgjedhje me një diferencë të madhe, prej 13.5 për qind më shumë se Edi Rama dhe partitë që e ndjekin.

Kjo është një diferencë e madhe, që Rama kërkon ta mbushë me ndryshime kushtetuese, duke ndaluar koalicionet parazgjedhore.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular