BallinaKronikeShqiptarë e italianë, përdhunojnë në grup gruan 40-vjeçare nga...

Shqiptarë e italianë, përdhunojnë në grup gruan 40-vjeçare nga…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja, ku një grua 40-vjeçe nga Rumania është përdhunuar në grup.

Kanë qenë disa shqiptarë, italianë dhe rumunë, të cilët kanë abuzuar me gruan, duke e dhunuar seksualisht brenda një ofiçine.

Ka qenë vetë ajo që ka shkuar dhe ka bërë denoncimin në polici, të cilët kanë nisur hetimet për dhunë seksuale dhe pengmarrje.

Sipas dëshmisë së gruas, ngjarja ka nisur të enjten në mbrëmje, kur ajo kishte dalë nga një bar dhe i ishte drejtuar banesës së saj.

Por ajo është ndaluar nga një makinë ku ndodheshin 5 burra, shqiptarë, italianë dhe rumunë. Ky i fundit mësohet se kishte njohje me gruan, të cilën e kanë hipur në makinë me zor.

Më pas makina është drejtuar një ofiçineje

Ajo ka treguar se është goditur dhe më pas përdhunuar deri në mëngjes nga 5 persona. Ajo ka treguar për policinë se në mëngjes e kishte gjetur celularin dhe fillimisht i ka kërkuar ndihmë shokut të saj dhe më pas ka telefonuar policinë.

Policia mësohet se ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të qartësuar të gjithë denoncimin e rumunes, ndërsa pronari i ofiçinës ka mohur të ketë dijeni për atë që ka ndodhur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular