BallinaAktualitetSituatë e rëndë në dy spitalet Covid, ja sa pacientë janë të...

Situatë e rëndë në dy spitalet Covid, ja sa pacientë janë të intubuar dhe në terapi intensive

Vijon te jete serioze situata ne spitalet Covid1 dhe Covid2, ku aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se 19 pacientë janë në terapi intensive.

Ndërsa 7 pacientë janë të intubuar.

 

Ne 24 orët e fundit janë kryer 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive.

Ministria tha se janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular