Lekundet serish toka. Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në zonën e Fierit dhe Lushnjes.
Sipas të dhënave të para mësohet se tërmeti ka pasur epiqendrën 6 kilometra pranë Peqinit.
Tërmeti ka qenë 3.9 ballësh bën të ditur Qendra Europiane e Tërmeteve.
Ai është ndjerë mjaftueshëm në zonën e Lushnjes dhe të Fierit
Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë edhe në qytetin e Elbasanit dhe në zonat përreth.