BallinaAktualitetHumb jetën prej koronavirusit pacienti nga Suhareka

Humb jetën prej koronavirusit pacienti nga Suhareka

Një pacient nga Suhareka raportohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, e cila njofton se S.K. i ka rezultuar pozitiv më 24 korrik dhe ka qenë i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

“Me keqardhje ju njoftoj se edhe një qytetar humb betejën me #COVID19 nga qyteti i Therandës, S.K, i testuar pozitiv më 24 korrik dhe i hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 32 qytetarë të komunës tonë po e vazhdojnë betejën me këtë virus të fshehtë për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!”, shprehet Kuqi.

Kujtojmë këtu se gjatë 24 orëve janë shëruar 121 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 3,874. Kurse numri total i rasteve pozitive në vend është 7,137.

Në 24 orë, në Kosovë kanë humbur jetën tetë pacientë të cilët kanë pasur dhe sëmundje tjera bashkëshoqëruese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular