BallinaKronikeQëlloi me armë duke qenë tapë, i vihen prangat 36 vjeçarit në...

Qëlloi me armë duke qenë tapë, i vihen prangat 36 vjeçarit në Vlorë

Qëlloi me armë zjari afër një lokali në Vlorë por është arrestuar nga policia. 36 vjeçari i dyshohet se ka qenë në efektin e alkolit kur ka qëlluar.

“Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër, në lokalin pranë një karburanti”.

Ja njoftimi i plotë:

Vlorë

Në gjendje të dehur, qëlloi me armë zjarri në ajër në ambientet e një lokali, kapet dhe vihet në pranga nga Policia 36-vjeçari.

Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër, në lokalin pranë një karburanti.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Xh. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit” dhe “Kanosja”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular