BallinaAktualitetSituatë dramatike në spitale/Ja sa të shtruar janë në terapi intensive dhe...

Situatë dramatike në spitale/Ja sa të shtruar janë në terapi intensive dhe sa të intubuar

Vendi vijon të shënojë një numër të lartë rastesh ditore të personave të infektuar me koronavirus, ndërsa është rritur po ashtu edhe numri i pacientëve të shtruar në dy spitalet Covid.

Ministria e Shëndetësisë thotë se situata është serioze, ndërsa bën me dije se gjatë javës që lamë pas, mesatarja javore e rasteve të reja ka qenë 96 raste në ditë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, ku 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Ka vijuar rritja e rasteve të reja edhe gjatë javës që lamë pas. Mesatarja javore e rasteve të reja ka qenë rreth 96 raste në ditë. Vihet re se ka pasur një rritje të ndjeshme të shtrimeve në dy spitalet Covid. Situata paraqitet serioze pasi është rritur gjithashtu numri i pacientëve në terapi intensive dhe i atyre të intubuar, që është shoqëruar fatkeqësisht me humbje jete. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar“, njofton ministria.

Gjatë 24 orëve të fundit, 6 persona humbën jetën nga COVID-19 në vend, ndërsa u regjistruan 117 raste të reja.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular