BallinaAktualitet36-vjeçari vjen në kufi me një “Lamborghini Gallardo”, por në Morinë e...

36-vjeçari vjen në kufi me një “Lamborghini Gallardo”, por në Morinë e gjen belaja…

Policia Kufitare e Morinës, Policia e Kukësit dhe Interpol Tirana, kanë sekuestruar një automjet luksoz të vjedhur në Itali dhe kanë arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar kosovar banues në Zvicër.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin L. R., i cili transportonte një mjet luksoz “Lamborghini Gallardo”.

Pas verifikimeve të thelluara në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana rezultoi se mjeti “Lamborghini Gallardo” ishte vjedhur në Itali më datë 20.07.2011 dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin e shtetasit L. R., 36 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular