BallinaAktualitetÇfarë po ndodh? Ambasadorët sot do të jenë në zyrën e Bashës...

Çfarë po ndodh? Ambasadorët sot do të jenë në zyrën e Bashës në orën…

Një ditë pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, ambasadorët e huaj në vendin tonë zbarkojnë sot në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha.

Takimi do të nisë në orën 10:15, ku të pranishëm do të jenë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ai i BE, Luigi Soreca, dhe ambasadori i BRitanisë së Madhe, Duncan Norman.

Takimi i ambasadorëve me krerët e politikës shqiptare vjen në një kohë të tensionuar politike, teksa kryeministri Edi Rama dhe opozita parlamentare janë për ndryshime kushtetuese dhe hapje listash, gjë e cila kundërshtohet nga opozita jashtëparlamentare, e cila ka kërkuar hapje 100% të listave pa prekur koalicionet parazgjedhore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular