BallinaKronikeEMRAT/Të dënuar për prostitucion dhe trafik droge, OFL u dërgon formularin 4...

EMRAT/Të dënuar për prostitucion dhe trafik droge, OFL u dërgon formularin 4 personave

Katër të dënuar nga Lezha kanë rënë në rrjetën e OFL-së, për të deklaruar brenda 48 orëve burimet e pasurisë së tyre.

Personat të cilëve OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë janë Gjergj Mirashi, Gjorgjo Gjoka, Albin Dodaj dhe Lulëzim Zefi.

Gjergj Mirashi, banues në Lezhë, rezulton i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Ndërkohë, Gjorgjo Gjoka, banues në Lezhë, Lulëzim Zefi  banues po në Lezhë dhe Albin Dodaj, banues në Kurbin janë të dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Gj. M., banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Gj. Gj., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim;

  1. D., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
  2. Z., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular