BallinaKryesoreTriumfi” që nuk i trimëron dot socialistët!

Triumfi” që nuk i trimëron dot socialistët!

Nga Red Varaku

Shqetësimi më i madh i Ramës sot është fakti, se në çdo sondazh të porositur prej tij dhe në çdo sondazh online publik të organizuara nga mediat e tij personale, Opozita e Bashkuar del fituese e padiskutueshme e zgjedhjeve me një diferencë shumë të madhe nga PS.

Strategjia e bashkimit të të gjithë flukseve opozitare ia ka dalë të sjellë entuziazëm dhe optimizëm brenda opozitës së bashkuar dhe të frymëzojë idenë se partitë opozitare të bashkuara në një koalicion të madh e mundin lehtë dhe shumë thellë një parti të lodhur dhe pa asnjë bilanc nga tetë vitet e saj në pushtet.

Por, nga ana tjetër kjo gjë ka prodhuar pesimizëm dhe demoralizim, që reflektohet qartë brenda mazhorancës, gjë që ka sjellë dhe një bjerrje të mbështetjes për PS, e cila e ka tronditur dhe zgjuar befas nga gjumi kryetarin e PS.

Pikërisht, tek ky pesimizëm dhe bjerrje të frymëzimit brenda mazhorancës duhet kërkuar dhe arsyeja e retorikës boshe plot ngërdheshje të kryeministrit, i cili po na shfaqet këto ditë si sovranist fanatik, që kërcënon Perëndimin dhe i lëshon ultimatume të forta armiqve imperialisto-revizionistë .

Ai po kërkon, që nëpërmjet një date të shpikur prej tij dhe pa asnjë vlerë, siç është 30 korriku, të perceptohet sikur ai është triumfatori, të cilit të gjithë po i luten dhe qurraviten si shpëtimtar.

Me këtë ai e ka të qartë që nuk është se ndryshon ndonjë gjë, sepse ai nuk ka shanse që t’i ikë dakortësisë së arritur në Janar dhe Qershor, por gjithsesi nëpërmjet saj, ia del të mbajë me gajret edhe ata pak naivë, që akoma nuk e kanë kuptuar, që kur të vijë momenti i fundosjes, e vetmja barkë shpëtimi për ta do jetë burgu.

Kushdo e di tashmë , që e vetmja strategji që ai ka përdorur për të garantuar pushtetin ka qenë gjithmonë pazari. Kësaj rradhe ofroi një pazar, të cilin e hodhi poshtë me neveri lideri i opozitës, ku ai pranonte të dorëzonte pushtetin , vetëm nëse i garantohej presidenca.

Kjo jo sepse i intereson presidenca, sepse një politikan mendjemadh si ai nuk do ta pranonte kurrë një poshtërim të tillë, por sepse edhe vetë ai e ka shumë të qartë, që përballë koalicionit më të madh opozitar, që është prodhuar në Shqipëri, sigurisht falë tij, jo vetëm që do të humbë, por mund të përfundojë dhe në qeli.

Ndaj në këtë pikë, edhe pse me mungesa të mëdha testosteroni për shkak të moshës, bën mirë që “ngrefet” dhe i vendos ultimatume Amerikës dhe Europës, sepse pikësëpari është që ai duhet t’i japë optimizëm mbështetësve, por me “çduken bathët”, fati i tij seksual do të jetë dhe fati i kësaj mazhorance.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular