BallinaAktualitetZYRTARE/Katër viktima në spitalin “Shefqet Ndroqi” nga COVID19, ministria jep detajet

ZYRTARE/Katër viktima në spitalin “Shefqet Ndroqi” nga COVID19, ministria jep detajet

Katër persona të prekur me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Spitalin Shefqet Ndroqi.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë:

Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, tha ministria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular