BallinaKryesore5 orë debate, përfundon pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik. Gjiknuri braktis...

5 orë debate, përfundon pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik. Gjiknuri braktis mbledhjen

Pas përballjes me Oerd Bylybashin dhe Petrit Vasilin, që prej orës 17:00, Damian Gjiknuri ka braktisur rreth orës 22:45 minuta mbledhjen e Këshillit Politik.

Gjiknuri, me porosi të Ramës nuk ka pranuar asnjë propozim të opozitës, duke kërkuar që të çojnë deri në fund, planin e tyre për të penguar koalicionet parazgjedhore.

Bylykbashi dhe Vasili kanë akuzuar Gjiknurin dhe mazhorancën se po i thotë jo konsensusit politik.

Opozita ka propozuar hapjen 100% të listave të kandidatëve dhe njëkohësisht mos ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Opozita ka paraqitur edhe një model se si mund të jetë fleta e votimit, në mënyrën më të thjeshtë.

Por këto propozime janë rrëzuar nga Rama i cili kërkon të çojë në fund planin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular