Është zbardhur një tjetër aspekt i vrasjes së sotme në Elbasan, ku u qëllua për vdekje i riu Regis Runaj.
Runaj mësohet se është miku i ngushtë i Emiljano Ramazanit.
23 vjeçari është gjetur i vdekur pranë varrezave në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:10.
Por ai mendohet se është vrarë pak orë më parë, pasi gjaku ishte i mpiksur.
Pasi është vrarë me thikë dhe plumba trupi i tij është hedhur rrëzë rrugës afër varrezave.
Policia e ka identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.