BallinaAktualitetEMRAT/Rama nis spastrimet, shkarkon tre zv/ministra

EMRAT/Rama nis spastrimet, shkarkon tre zv/ministra

Kryeministri Edi Rama duket se ka nisur fushatën e spastrimeve brenda radhëve të Rilindjes, duke shkarkuar 3 zv/ministre. Kjo lëvizje vjen në prag të fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe në një fushatë aspak të qetë brenda partisë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për lirimin nga detyra të zv. Ministres së Brendshme Rovena Voda, zv. Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Dorina Çinari dhe të Drejtësisë, Fjoralba Caka.

Kjo e fundit njoftoi dorëheqjen nga posti me anë të një statusi në rrjetet sociale paraditen e sotme, duke deklaruar se po largohej për arsye vetjake.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Dorina Çinari, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Fjoralba Caka, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Rovena Voda, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular