BallinaKryesoreMblidhet Këshilli Politik/Opozita propozon hapjen 100 % të listave të kandidatëve

Mblidhet Këshilli Politik/Opozita propozon hapjen 100 % të listave të kandidatëve

Rreth orës 18:00 të pasdites së sotme është mbledhur Këshilli Politik. Gjatë kësaj mbledhje, opozita e bashkuar propozon amendamentin për hapjen 100 % të listave të kandidatëve.

“Çdo ndryshim tjetër i njëanshëm është i papranueshëm, prish marrëveshjet e 5 Qershorit dhe 14 Janarit”, thuhet në reagim, duke shtuar se neni 64 i Kushtetutës nuk ka nevojë të ndryshohet.

Reagimi: 

Opozita propozon amendamentin për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Çdo ndryshim tjetër i njëanshëm është i papranueshëm, prish marrëveshjet e 5 Qershorit dhe 14 Janarit.

Opozita ka paraqitur qëndrimin që neni 64 i Kushtetutës nuk ka nevojë të ndryshohet.

Opozita ka paraqitur sot në Këshillin Politik qëndrimin që i vetmi ndryshim kushtetutes i nevojshëm dhe i mjaftueshëm që krijon mekanizmin për lista 100 % të hapura është si vijon: “Në nenin 68 të Kushtetutës, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohet.” Ky amendament duhet të reflektohet, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për qytetarët, nga të gjitha partitë politike dhe aktorët zgjedhorë, në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime duhet më pas të dërgohen për miratim në Parlament si një paketë e vetme.

Opozita ka rikonfirmuar se ndryshimet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste cënojnë garën elektorale mes partive politike, 6 muaj përpara datës për regjistrimin në zgjedhje.

Opozita ka theksuar në mbledhjen e Këshillit Politik se ndryshimet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste cënojnë rëndë barazinë e palëve në një proces zgjedhor. Ato janë hartuar dhe imponuar në mënyrë të njënashme të nga njëra palë, për ti shërbyer interesave të ngushta politike, në situatën politike të momentit, 6 muaj para regjistrimit në zgjedhjet e ardhshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular