BallinaAktualitetFOTO/Pëson avari helikopteri shqiptar, ulet në fushën me bar në Itali

FOTO/Pëson avari helikopteri shqiptar, ulet në fushën me bar në Itali

spot_img

Mediat italiane kanë publikuar foto të një helikopteri ushtarak shqiptar të ulur në një fushë me bar të korrur. Mesohet se këtë mëngjes ai o kthehej në shtëpi nga Franca, por pati një avari dhe duhej të bënte një ulje emergjente në fshatin Poppi.

Në vend kanë shkuar karabinierët që i kanë ofruar ndihmë. 4 anëtarët e ekuipazhit janë në gjendje të mirë shëndetësore, por procedurat për riparimin e defektit kanë qenë të gjata dhe komplekse. Shkak është bërë mbinxehja e njërit prej motorëve që ka bërë të domosdoshëm aktivizimin e procedurave të urgjencës, duke detyruar uljen.

“Shkathtësia dhe gatishmëria e pilotit shmangu më të keqen. Nuk ka dëmtime në mesin e anëtarëve të ekuipazhit, dhe as në mesin e popullatës, nuk ka dëmtime në struktura“, – shpjegojnë karabinierët italianë.

Teknikët do të ndërhyjnë për të vlerësuar masën e dëmit. Bisedimet janë duke u zhvilluar midis autoriteteve shqiptare dhe italiane për rikuperimin e helikopterit, ndërkohë ai është vendosur në një vend të sigurt dhe i monitoruar për të mos lejuar që dikush t’i afrohet.

  elicottero-caduto (2) elicottero-caduto

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular