BallinaKryesoreZgjedhjet në universitete reagon PD, Vokshi: Ishin farsë, me kandidatë të paracaktuar!...

Zgjedhjet në universitete reagon PD, Vokshi: Ishin farsë, me kandidatë të paracaktuar! Kuti me logo të PS

PD: Zgjedhjet në universitete, farsa që zhbën autonominë e universiteteve.

Duke reaguar mbi zgjedhjet e zhvilluara sot në univesitete, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi thotë se ato u zhvilluan pa garë dhe pa program, njësoj të ngjashme me zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të shkuar.

5a429aa8-8544-4f0c-b060-9b5fc5da4185

Sipas saj, fituesit ishin të paracaktuar me të njëjtën skemë si në zgjedhjet lokale.

 

Njësoj si zgjedhjet politike të 30 Qershorit vjet, zgjedhjet në universitetet sot ishin të paracaktuara, pa garë, me shumicën e studentëve të përjashtuar nga zgjedhjet me vendim qeverie.

Fituesit ishin të paracaktuar.
U zhvillua e njëjta skemë si në zgjedhjet lokale, u bë i njëjti shantazh dhe presion ndaj studentëve e ndaj pedagogëve. U përdor e njëjta infrastrukturë partiake, edhe kutitë e votimit ishin më logo të PS, gjë që ndalohet kategorikisht nga ligji I arsimit të lartë.

– Pa fushatë
– Pa garë
– Pa ide
– Pa programe
– Pa alternativa
– Me kanidatë të paracaktuar nga Edi Rama dhe Partia shtet

Në një process criminal, të dhunuar në të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar e për të votuar, të shantazhuar për notë apo për të ardhmen e tyre, studentët u detyruan të qëndronin me orë në turma përpara Fakultetit të Drejtësisë, pa maska a distancim social në rrezik ekstrem për shëndetin dhe jetën e tyre.

Kandidatët për rektorë, dekanë, anëtarë të KIZ ilegjitim qëllimshëm caktuan datat e provimeve sot, për të rritur pjesëmarrjen e studentëve, duke rrezikuar shëndetin e tyre, me qëllimin e vetëm uzurpimi dhe pushteti.

Aktet ligjore ndalojnë turma të tilla, por kur ligji shkelet në emër të Ramës, institucionet ligjzbatuese mbyllin sytë, sepse jeta e studentëve dhe e pedagogëve nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën përpara qëllimit të tij për të uzurpuar universitetet.

Partia Demokratike, nesër në drejtimin e vendit, do të ketë prioritet kryesor të parë të saj garantimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, që respektojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe autonominë e universiteteve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular