BallinaKryesoreJa sa persona humbën jetën nga Koronavirusi 24 orët e fundit, mes...

Ja sa persona humbën jetën nga Koronavirusi 24 orët e fundit, mes tyre edhe një 31-vjeçar

Katër persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në vend, ndërsa janë regjistruar 92 raste të reja.

Me një deklaratë për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se mes viktimave është edhe një 31-vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga diabeti.

Fatkeqësisht, virusi i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

 

 

 

 

 

 

Vijon…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular