BallinaKryesorePlas me votimin në kuvend, deputetja voton 5 herë!? Ruçi: Vërejtja e...

Plas me votimin në kuvend, deputetja voton 5 herë!? Ruçi: Vërejtja e drejtë, po e…

Deputeti Halit Valteri në seancën e sotme plenare tha se një deputete ka votuar pesë herë dhe për këtë arsye tërhoqi vëmendjen, ndërsa kërkoi që kjo situatë të verifikohej.

Valteri theksoi se vota është individuale dhe duhet të merren masa menjëherë.

“Një deputete ka votuar 5 fletë votimi. Ju lutem merrni masa sepse vota është individuale”, tha Valteri.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se vërejtja e deputetit Valteri është e drejtë, ndërsa shtoi se deputetja emri i së cilës nuk është bërë i ditur është shprehur se ka votuar vetëm njëherë dhe se ka përcjellë në kutitë e votimit fletët e votimit të deputetëve të tjerë.

Gjithashtu Ruçi bëri me dije se kjo situatë mbetet për tu verifikuar.

Ruçi: Vërejtja është  e drejtë, deputetja ka thënë se ka votuar vetëm një herë dhe ka përcjellë në kutitë e votimit fletët e deputetëve të tjerë dhe mbetet për tu verifikuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular