BallinaAktualitetRama nga Kuvendi sulmon Yuri Kim: Kur dëgjoj ambasadoren amerikane se ç’thotë...

Rama nga Kuvendi sulmon Yuri Kim: Kur dëgjoj ambasadoren amerikane se ç’thotë nuk më vjen mirë!

Kryeministri Rama nga foltorja e Parlamentit, ka dhene mesazh per ambasadoret nderkombetare perfaqesues te vendeve te tyre ne Shqiperi, per ndryshimet kushtetuese dhe debateve politike ne vend.

Fjala e kryeministri Rama në parlament: 

“Besoj është një dëshmi e punës së shkëlqyer të mjekëve dhe të sistemit në vijën e zjarrit ku për fat të keq deputeti Alimadhi u gjend si pasojë e infektimit. Përfitoj nga rastoi që ta them sot meqë nuk më është dhënë mundësia se ka pasur dhe nuk është përjashtim për Alimadhin, por për të gjithë ata që shkojnë në duart e mjekëve,  një përkujdesje fantastike, forma juaj sot është dëshmi edhe e kësaj. Për sa ipërket ballit Kombëtar dihet që ka rënë nga forma shumë kohë më parë dhe sado që të përpiqeniu ju Alimadhi nuk e riktheni dot më. Mithat Frashëri po tju dëgjonte sot do ishte me Myslymin dhe jo me ju. Duke përfituar nga mungesa e naltmadhënisë Kujtim Gjuzi në sallë po konsideroj Murrizin në pozicionin më të lartë. Mithatin e ke ti jo unë, por e njoh më mirë se ti, sot do të ishte me Myslymin dhe jo me ty. Duke ndjekur këtu disa qëndrime, pashë shumë Balle, pashë një ballist tjetër këtu që mbajti një qëndrim që turpëron Mithat Frashërin, kulturën, intelektin, e tij dhe tregon në fakt se pse kauza e Mithat Frashërit nuk kishte sukses sepse ballisti tipik nuk i duhet dreqit. Pashë edhe disa zonja që klithën këtu për diktaturë dhe ilegjimitetin e parlamentit ndërkohë duke folur këtu në foltoren e këtij parlamenti flasin, si shpjegohet kjo..? si shpjegohen ato fjalë të ulta që janë karakteristika të burrave të ulet jashtë këtij parlamenti? Dëgjova edhe një shprehje që është tipike e ballistëve, nuk kam frikë nga askush, ballistët e thoshin gjithmonë këtë. Nuk është rreziku që e krijon frikën është frika që e krijon rrezikut, gjithsesi ishte një hyrje e butë për një temë të rëndë. Është një debat i madh që e bën këtë parlament një trupoë të bashkuar në anën e duhur të historisë dhe në krah të popullit shqiptar. Jemi në anën e duhur sepse u japim shqiptarëve të zgjedhin partinë dhe deputetin që duan, të dalësh kundër kësaj është të dalësh në anën e gabuar të historisë. Meqë po mbyllim një fazë jo të kehtë, që falë këtij parlamenti u bë reformë se deri në 5 qershor ishte formalinë, dua ti falënderoj të gjithë depuytetë për kontributin për të sjellë në këtë ditë këtë proces, do më lejoni që të përcjell një mesazh nga kjo foltorja të gjithë miqve dhe partnerëve: është mesazh nga një parlament sovran dhe një kryeministër sovran, po e nis cfarë thotë Komisioni i Venecias: Shtetet kanë marrsh të gjërë në përzgjedhjen e sistemeve zgjedhore, komisioni i venecias dhe OSBE OdIHR nuk rekomandojnë ndonjë sistem të vecantë apo metodë specifike në lidhje me shpërndarjen  mandateve, ky është standardi që është vendosur në union nga organizmat ndërkombëtare. Prandaj miq dhe partnerët tanë se ky është një vendim i parlamentit shqiptar dhe i takon shtetit shqiptar të vendos vetë, nuk është  një sistem që duhet ta ndajmë me ambasadoren amerikane, apo të tjerë. Duhet ti themi gjërat siç janë, nuk është përgjegjësia e ndërkombëtarëve apo ambasadorëve që prej 30 vjetësh kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tona. Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë se do shohim nëse e mbajnë fjalën… nuk më vjen mirë sepse ajo nuk bën gjë tjetër vecse turpërojnë vendin e tyre”!.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular