BallinaKronikeVritet me thikë 65-vjeçari, plagoset i vëllai në Shijak

Vritet me thikë 65-vjeçari, plagoset i vëllai në Shijak

Një tjetër vrasje është regjistruar në Shijak, ku një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Ngarja ka ndodhur rreth orës 23:05, në Xhafzotaj të Shijakut.

Sipas policisë, dy vëllezërit me inicialet F.Ç., 65 vjeç dhe F.Ç., 63 vjeç (vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës, (thikë). Mësohet se shtetasi me inicialet F.Ç., 65 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Mesohte se të dy vëllezërit kishin shkuar të plagosur në spital, e për pasojë 65-vjeçari ndërroi jetë.

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 29.07.2020, rreth orës 23:05, në Xhafzotaj, Shijak, shtetasit F.Ç., 65 vjeç dhe F.Ç., 63 vjeç(vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës, ku shtetasi F.Ç., 65 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje.

Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular