Ditën e sotme ka ndodhur një aksident i cili mund të kishte përfunduar tragjikisht për disa personazhe të njohur shqiptare.

Mini-Busi me të cilin po udhëtonin artistët  Ermal Mamaqi, Inva Mula, Hetem Ramadani, Mirela Sula etj, ka shpërthyer në flakë gjatë rrugës për në Tropojë.

Pamjet janë publikuar vetë nga Mirela në “Instagram” dhe duhet të themi që janë të tmerrshme.

“Kjo është makina me të cilin ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që ne të shpëtonim, të jemi gjallë. Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do të ndodhte, ne duhet të  jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë. Ua iku furgoni, u zhduk fare. Inva na shpëtoi jetën sot. Ajo na tha të dilnim nga furgoni. Falë teje jemi gjallë. Duhet të ndalojmë zjarrin, se mund të shpërndahet zjarri.”-shprehet ajo.

Fatmirësisht, ata kanë dalë nga makina, falenderojnë sopranon Inva Mula që i ka nxitur të dalin nga furgoni para se të shpërthente në flakë.

Edhe Ermal Mamaqi ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram” një video teksa shihet furgoni në flakë. Krah videos ai njofton se gëzojnë shëndet të plotë dhe se të gjithë janë mirë.