Zbardhet dëshmia e Sokol Sanxhaktarit i cili vrau me thikë Florian Lamçen, emër i njohur për blutë në Elbasan.
Ngjarja ndodhi pas një sherri në gjendje të dehur dhe përfundoi tragjikisht.
Ndërkohë, në dëshminë e tij Sanxhaktari u shpreh se nuk e mban mend pse e ka qëlluar Lamçen pasi ka qenë shumë i pirë.
Sokol Sanxhaktari: Nuk më kujtohet se çfarë ka ndodhur. Nuk e mbaj mend se përse e kam qëlluar Florian Lamçen. Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Ne darkë u ulëm me Ardianon dhe me Florianin te lokal Piazza dhe kemi pirë shumë pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse me qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar.
Viktima Florian Lamçe, i njohur edhe me nofkën “Flor Qorri”, ka qenë i dënuar me 3 vite burg për pengim të drejtësisë dhe i hetuar për dy plagosje.
Sanxhaktari u vu në pranga bashkë me Adriano Hajdarin dhe akuzohen për vrasje me dashje.