BallinaKryesorePPE mesazh të fortë Ramës: Nëse do integrimin....! PS prishi marrëveshjen,...

PPE mesazh të fortë Ramës: Nëse do integrimin….! PS prishi marrëveshjen, duam konsensus për Kodin

Zëdhënësi i Partive Popullore Europiane, Michael Gahler, ka reaguar lidhur me miratimin e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës që u bë dje në Parlament nga mazhoranca socialiste.

Në një postim në Facebook, Gahler shprehet se ka ardhur koha që populli shqiptar të mbrojë demokracinë e vendit të tyre.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të PPE:

Unë i konsideroj me shumë keqardhje dhe të diskutueshme qëllimet e vërteta të partisë qeverisëse së Shqipërisë, e cila theu konsensusin e arritur  me ndermjetesim ndërkombëtar me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Nuk mund të jetë e pranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila synon hapjen e negociatave te pranimit me BE të iniciojë në mënyrë arbitrare ndryshimet e rregullave  të garës elektorale. Nëse kjo qeveri dëshiron realisht hapjen e negociatave e pranimit me BE, si mund të mos pranojë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare respektive për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të vëzhgojë me kujdes veprimet e ardhshme në lidhje me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.

Varet nga partitë dhe shqiptarët, nese do ta mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre europiane.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular