BallinaAktualitetRama zbulon nëse do të izolohemi sërish në karantinë dhe çfarë do...

Rama zbulon nëse do të izolohemi sërish në karantinë dhe çfarë do të ndodh me shkollat

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të ketë mbyllje tjetër për shkak të COVID-it. Ndërsa për rikthimin në shkollë në Report Rama tha:

“Nuk e di këto janë vendime të autoriteteve përkatëse, jo të miat. Por të gjithë duhet të kuptojmë se qeveria, shëndetësia kanë bërë dhe po bëjnë maksimumin por budallallëkun e disave nuk ka shtet në botë që e lufton, prandaj njerëzit duhet të ruhen nga budallallëku.

Kjo nuk është dicka që do të mbarojë kur të dalim nga shtëpia, ne mund të mbyllemi prapë dhe të dalim dhe ajo do të jetë prapë aty, kështu që nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme.

Por deri atëherë duhet të pajtohemi me faktin se nuk mund të jetojmë njëlloj sikur kemi jetuar, prandaj duhet të kemi kujdes”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular