Të shtëna me armë zjarri u raportuan më herët në kryeqytet. Ato u raportuan në zonën e Mulletit, ndërkohë detaje të reja janë zbuluar rreth asaj që ndodhi.
Sipas burimeve, të shtënat ndodhën në një resort të sapo hapur në zonën e Mulletit. Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti midis disa të rinjve.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në resortin e sapo hapur të quajtur “Equos”. Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti midis disa të rinjve.
Autori ka shtënë me armë në parkingun e resortit dhe më pas është larguar me shpejtësi me fuoristradë. Megjithatë nuk janë shënuar persona të lënduar nga ngjara. Policia po punon për zbardhjen e situatës dhe kapjen e autorëve. Gazetashqip