BallinaAktualitetEdi dhe Olsi Rama mesazh miqve pas humbjes së nënës, ja çfarë...

Edi dhe Olsi Rama mesazh miqve pas humbjes së nënës, ja çfarë ju kërkojnë

Kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij, Olsi, i falënderojnë të gjithë për mesazhet prekëse, ndërsa kërkojnë mirëkuptimin e tyre “për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit”.

Mesazhi i Edi dhe Olsi Rames

Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

Edi dhe Olsi Rama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular