Ndërron jetë nga koronabirusi një tjetër mjek. Burimet nga Tropoja thane se mjeku pneumolog Anibal Byberi ka humbur jetën për shkak të koronavirusit, ndërsa ndodhej i shtruar në Spitalin Covid2, “Shefqet Ndroqi”.
Byberi, 53 vjeç, ishte shtruar tek ish-Sanatoriumi në gjendje të rëndë shëndetësore ku ishte vendosur në intubim. Fatkeqësisht mjeku nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19 dhe ka ndërruar jetë në mbrëmje.
Lajmin e kanë konfirmuar dhe të afërm të tij në rrjetet sociale.
Byberi ka punuar mjek në Tropojë dhe ka mbajtur dhe postin e drejtorit në Spitalin e Tropojës.