BallinaAktualitetFOTO/Ndërron jetë nga koronavirusi tek Sanatoriumi mjeku pneumolog nga Tropoja

FOTO/Ndërron jetë nga koronavirusi tek Sanatoriumi mjeku pneumolog nga Tropoja

Ndërron jetë nga koronabirusi një tjetër mjek. Burimet nga Tropoja thane se mjeku pneumolog Anibal Byberi ka humbur jetën për shkak të koronavirusit, ndërsa ndodhej i shtruar në Spitalin Covid2, “Shefqet Ndroqi”.

Byberi, 53 vjeç, ishte shtruar tek ish-Sanatoriumi në gjendje të rëndë shëndetësore ku ishte vendosur në intubim. Fatkeqësisht mjeku nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19 dhe ka ndërruar jetë në mbrëmje.

Lajmin e kanë konfirmuar dhe të afërm të tij në rrjetet sociale.

Byberi ka punuar mjek në Tropojë dhe ka mbajtur dhe postin e drejtorit në Spitalin e Tropojës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular