BallinaAktualitetInfektohet mjeku kirurg në Berat, niset me urgjencë drejt Tiranës, mbyllet kirurgjia...

Infektohet mjeku kirurg në Berat, niset me urgjencë drejt Tiranës, mbyllet kirurgjia…

spot_img
spot_img

Alarm në Spitalin e Beratit. Mësohet se është infektuar me Covid-19 mjeku kirurg, çka ka sjellë si pasojë edhe mbylljen e Repartit të Kirurgjisë. Mjeku 40-vjeçar është dërguar drejt Spitalit Infektiv në Tiranë, kurse të gjithë punonjësit e Repartit po i nënshtrohen tamponit.

Kirurgu 40-vjeç E.Q,pas shenjave të infektimit me koronavirus ka kryer tamponin, përgjigjia e të cilit ka rezultuar “pozitive”. Menjëherë pas kësaj është alarmuar jo vetëm stafi i mjekëve e infermierëve të Repartit të Kirurgjisë, por edhe i gjithë Spitali Rajonal i Beratit

Mësohet se mjeku kirurg është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë pasi gjendja e tij është përkeqësuar sepse 40-vjeçari E.Q vuan edhe nga diabeti. Pas konfirmimit “pozitiv” të kirurgut, Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Inspektoriati i Higjenës kanë mbyllur Repartin e Kirurgjisë dhe kanë kryer edhe dezinfektimin e sallave të operacionit dhe ambienteve të tjera të Repartit

Mësohet se stafi mjekësor i është nënshtruar kryerjes së tamponeve, edhe pse nuk konfirmohet nga askush brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat sesa është numri i personelit shëndetësor që ka kryer tamponin dhe si po vijon hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit që ka pasur mjeku kirurg, familja e të cilit është vetëkarantinuar në banesë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular