BallinaKryesorePropozimet e kandidaturave në PD/Mustafaj: Ka prurje jashtëzakonisht të pasura

Propozimet e kandidaturave në PD/Mustafaj: Ka prurje jashtëzakonisht të pasura

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, pjesë e Komisionit për Vlerësimin e Kandidaturave në PD, deklaroi se ka një prurje të jashtëzakonshme.

Ai tha se ky është një proces delikat. Komentet e Mustafajt erdhën pas takimit me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

“Unë konstatova se ka një prurje jashtëzakonisht të pasur, çka tregon se propozimet e demokratëve kanë qenë serioze. Ne jemi të angazhuar për të zgjedhur vlerat më të mira të këtij kontingjenti, që përbëjnë burime njerëzore jo vetëm për PD, por edhe për Shqipërinë,” tha Mustafaj.

“Shpresoj që të dal në fund të këtij procesi i paturpëruar.

Është detyra më e vështirë, më delikate dhe më komplekse që kam marrë përsipër,” theksoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular