BallinaKronikeFOTO/ Pamjet nga aksidenti i rëndë në Elbasan, shikoni si janë përplasur...

FOTO/ Pamjet nga aksidenti i rëndë në Elbasan, shikoni si janë përplasur makinat

Këto janë pamjet nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot në aksin rrugor Elbasan- Peqin, me pasojë vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e tre personave të tjerë.

Siç shihet dhe nga fotot, dy makinat janë përplasur kokë më kokë.

Policia njoftoi se ngjarja ndodhi në fshatin Murras, ku mjeti tip ” Skoda”, me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G.I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular