Një 57-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Gjirokastër.
Ngjarja është regjistruar në rrugën Poliçan-Suhë, ku trupi i pajetë i 57-vjeçarit është gjetur në kamionçinën e tij.
Paraprakisht dyshohet se viktima është goditur me sende të forta. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.