BallinaKronikeGjendet i pajetë në kamionçinën e tij një 57-vjeçar. Dyshimet e para...

Gjendet i pajetë në kamionçinën e tij një 57-vjeçar. Dyshimet e para…

Një 57-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Gjirokastër.

Ngjarja është regjistruar në rrugën Poliçan-Suhë, ku trupi i pajetë i 57-vjeçarit është gjetur në kamionçinën e tij.

Paraprakisht dyshohet se viktima është goditur me sende të forta. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi i plotë i Policisë:
Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular