Arrestohet inxhinieri i sigurimit teknik në një firmë ndërtuese dhe procedohet penalisht pronari i saj, një ditë pasi një punonjës i tyre ra nga lartësia
Policia e Tiranës thotë se i dëmtuari është punëtori me inicialet P. N., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 47 vjeç, me detyrë inxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik, si dhe u procedua penalisht shtetasi S. P., 44 vjeç, pronari i firmës ndërtuese”.
Ngjarja
Sipas Policisë, ditën e djeshme, në rrugën “Hoxha Tahsim”, ka rënë nga lartësia si pasojë e mosvendosjes së barrierave mbrojtëse në skelën e ndërtuar, gjatë kohës që po punonte, punëtori P. N., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.