BallinaKronikeRënia nga lartësia e 25-vjeçarit, policia prangos inxhinierin e firmës ndërtuese. Ja...

Rënia nga lartësia e 25-vjeçarit, policia prangos inxhinierin e firmës ndërtuese. Ja shkaku i ngjarjes

Arrestohet inxhinieri i sigurimit teknik në një firmë ndërtuese dhe procedohet penalisht pronari i saj, një ditë pasi një punonjës i tyre ra nga lartësia

Policia e Tiranës thotë se i dëmtuari është punëtori me inicialet P. N., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 47 vjeç, me detyrë inxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik, si dhe u procedua penalisht shtetasi S. P., 44 vjeç, pronari i firmës ndërtuese”.

Ngjarja

Sipas Policisë, ditën e djeshme, në rrugën “Hoxha Tahsim”, ka rënë nga lartësia si pasojë e mosvendosjes së barrierave mbrojtëse në skelën e ndërtuar, gjatë kohës që po punonte, punëtori P. N., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular