Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa është kapur në doganën e Bllatës.
Burimet shpjegojne se janë reth 200 kg lëndë narkotike e cila është gjetur në një kamion me logot e një mobilierie.
Kamioni me targa AA 450 YE po shkonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur është bllokuar.
Mësohet se kamioni ishte i përshtatur dhe sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit.